75 Mall Live Search
00:12 / E Martë, 09 Maj 2023 / kutia

Veprimi i Aro Muric që po komentohet në Angli

Skuadra e Burnleyt e mbylli sezonin në Championship me një fitore 3-0 ndaj Cardiff, për të shkuar kështu në kuotën e 101 pikëve.

Gjatë ndeshjes, portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Murci bëri një veprim tejet interesant.

Muric ‘pensionoi’ lojtarin kundërshtar, Isaak Davies duke ia futur topin mes këmbëve sikur të ishte sulmues.

Portieri ‘dardan’ gjatë këtij sezoni ka bërë veprime të tilla pothuajse në çdo ndeshje, por ka luajtur një rol të madh në suksesin e Burnleyt.

Kujtojmë që sezonin e ri 2023/24, ekipi ku luan Aro Muric do të bëjë gara në Premier League.