Veprimi i Avdijajt pasi shënoi gol mbrëmë ka marrë vëmendje të madhe
Donis Avdijaj kontriboi në kualifikimin e Willem II në çerekfinalen e Kupës së Holandës.
Reprezentuesi kosovar shënoi një gol në fitoren, 3-0 të skuadrës së tij përballë Amsterdam FC.

Përveç yllit të Kosovës, dy golat tjerë për Willem II i shënuan Fran Sol dhe Aras Ozbiliz, transmeton IndeksOnline.
Por, vëmendje të madhe mori edhe festimi i Avdijajt pas golit të shënuar.
Pasi shënoi, Donisi u drejtua kah tifozët, duke bërë një veprim të pazakonshëm.
Veprimet e tij nënkuptojnë falënderim për mbështetjen e tifozëve vazhdimisht drejt tij./IndeksOnline/