75 Mall Live Search
15:24 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Veprimi i Genc Nuzës merr vëmendje edhe nga mediumet ndërkombëtare

Ndeshja miqësore në mes të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës iu besua gjyqtarit më të mirë në Kosovë, Genc Nuza.

Gjatë ndeshjes pati një moment kur Nuza bëri të gjithë publikun të qeshë me veprimin e tij, shkruan Indeksonline.

Derisa po ndodhte një “përplasje” në mes të Muharrem Sahitit dhe Milot Rashicës gjyqtari shti dorën në gjep dhe në vend të kartonit nxjerrë një faculetë për të fshirë djersët.

Ky veprim i Nuzës ka zënë vend edhe në mediat ndërkombëtare.

Portali i famshëm “433” ka publikuar videon e gjyqtarit kosovar gjatë ndeshjes të së shtunës. /IndeksOnline/