15:31 / E Hënë, 11 Prill 2022 / LB

Veprimi i parë i Arifit pasi u rizgjodh kryetar i Preshevës

Shqiprim Arifi nga Alternativa për Ndryshim është rizgjedhur sërish kryetar i Preshevës. 20 këshilltarë komunal i dhanë besimin atij për të udhëhequr me Preshevën në vitet në vazhdim.

Rizgjedhjes së Arifit i ka paraprirë, shkarkimi i kryetares së deritashme të Preshevës, Ardita Sinani.

Menjëherë pasi është zgjedhur kryetar, Arifi ka ndryshuar foton në llogarinë e tij në Faceboook, ku ka marrë urime të shumta nga qytetarët e përkrahësit e tij. /Indeksonline/