75 Mall Live Search
10:44 / E Martë, 14 Qershor 2022 / AR

Veprimi i të fejuarit të Rita Orës kur pyetet për këngëtaren

Taika Waititi u paraqit së bashku me aktorin Chris Evans në “This morning” për të folur për Lightyear.

Në fund të intervistës prezantuesi e pyeti për Ritën por regjisori nuk deshi të flasë dhe ndërpreu intervistën.

Schofield tha: “Epo, ne e kemi uruar Chris për ditëlindjen e tij … kështu që Taika ka këmbanat e dasmës?”

Schofield me sa duket po i referohej thashethemeve në The Sun se Waititi dhe Ora janë fejuar.

Regjisori e ndërpreu shpejt: “Mund të më përgëzoni! Është në gusht! Le të flasim për ditëlindjen time!”

Waititi më pas nxori kufjen e tij dhe e hodhi dhe tha: “Çfarë? Më falni, s’po ju dëgjoj! Humbi sinjali!”

Schofield u përgjigj duke thënë: “A nuk do të pyes për Ritën?” Dhe bashkë-prezantuesja Holly Willoughby tha: “Unë mendoj se ai nuk mund të na dëgjojë!”