Veprimi që bëri Shota në Instagram pas daljes nga “BBV Kosova”

Njëra nga banoret më të komentuara në rrjetet sociale edhe pas daljes nga formati “BBVK” është Shota Baraliu.
Kjo pasi e njëjta ka bërë veprime dhe deklarata të “forta” në emisione, shkruan Indeksonline.
E për këtë, aktorja ka marrë kritika të shumta edhe nga ndjekësit. Kjo u vërejt pasi duke hulumtuar në profilin e saj zyrtar në Instagram vërehet veprimi që ka bërë në të gjitha postimet që nga pjesëmarrja e saj në këtë reality show.
Në imazhin kur njoftoi për hyrjen në BBVK ajo ka lenë që ndjekësit t’i komentojnë.
Por, pas daljes nga ky format për shkak të kritikave të shumta që mori fillimisht nga banorët pastaj nga opinionistët dhe ndjekësit, në fotografitë e publikuara ajo ka bllokuar komentet e ndjekësve./Indeksonline/