75 Mall Live Search
13:42 / E Shtunë, 16 Maj 2020 / indeksADMonline

Veprimi që ka bërë Justin Bieber për gruan e tij, është ajo që çdo femër do të ëndërronte

Justin Bierber është i dashuruar ‘kokë e këmbë’ në bashkëshorten e tij, Hailey.

E këtë e dëshmoi edhe në një postim emocional që bëri për të teksa ajo ishte në gjumë.

Këngëtari i famshëm shkroi në Instagram se ndihet i bekuar me të dhe i nderuar që është bashkëshort i saj.

“E dashur Hailey, teksa qëndroj këtu i shtrirë, ti duke fjetur afër meje, mendoj me vete se si u bëra kaq i bekuar. Përulësia, gëzimi dhe dëshira jote për të përparuar më mahnitë! Jam i nderuar të jem bashkëshorti yt. Të premtoj se do të të dua gjatë gjithë ditëve të jetos sonë”.

“Natën e mirë Hailey. Shpresoj që do ta lexosh këtë në mëngjes dhe të buzëqeshësh! Ti je GJITHMONË e imja”, ka shkruar Bieber në postim./Indeksonline/