Veprimi skandaloz i disa bizneseve në Kosovë, 3.49€ çmimi i vajit, në Maqedoni V 1.66€

Disa prej qendrave tregtare, konkretisht “Viva-Fresh” ka vendosur çmime enorme të vajit të lulediellit.
Nga sot, në shumë lokale çmimi i këtij produkti elementar sillej deri në 3.49 cent. Ky veprim solli panik të madhe tek qytetarët e Republikës.
Mirëpo, si qëndrojnë çmimet në shtetin fqinj, Maqedoninë Veriore?.
Indeksonline ka siguruar një video ku shihet se një litër vaji kushton 1.66 cent.
Ai ka treguar se si shefi i Stafit të Kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, deklaroi se fabrika e shet vajin 2.10 euro ndërkaq tregtarët 3.49 euro.
“Ishim ne vizite ne fabriken FLOIL ne Gjilan. Nje gazetare e pyeti pronarin e fabrikes sa e shet vajin. Ai u pergjigj “2.10”. Ne markete cmimi giithandej i njejte: 3.49 euro. Nuk eshte koha qe ne nje krize nderkombetare, ne nje shtet te varfer qe sapo ka fillu me u cliru nga keqeverisja e ketij 20-vjecarit te fundit, tregtaret me pakice te synojne SUPER-PROFIT ne kurriz te qytetareve”, ka thënë Dalipi.
Më poshtë, pamjet: