17:12 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Veprimtari Sabit Veseli njeri i paharrueshëm për presidentin Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar një prej njerëzve më të hershëm që janë marrë me organizimin e protestave studentore dhe organizimin e rezistencës së armatosur, Sabin Veselin, i cili është familjar i liderit të PDK-së, Kadri Veselit.

Thaçi ka thënë se kohërat dhe rrethanat e jashtëzakonshme na takojnë me njerëz të veçantë dhe historike ishte edhe rezistenca studentore dhe gjithëpopullore e pranverës 1989, atëherë kur në Prishtinë kishte takuar Sabit Veselin.

Si veprimtar dhe ish i burgosur politik i viteve 80-ta, Thaçi ka thënë se Sabit Veseli ishte frymëzues për gjeneratat më të reja.

“#Njerëztëpaharrueshëm

❤️

Kohërat dhe rrethanat e jashtëzakonshme na takojnë me njerëz të veçantë. Historike ishte rezistenca studentore dhe gjithëpopullore e pranverës 1989. Atëherë në Prishtinë ndodhi një nga momentet që i dhanë drejtim jetës sime, kur në një prej bazave të organizimit të përpjekjeve për Republikë të Kosovës e takova Sabit Veselin. Sot u bënë 10 vjet nga vdekja e parakohshme e tij. Si veprimtar dhe ish i burgosur politik i viteve 80-ta, Sabit Veseli u bë frymëzues për ne gjeneratat më të reja. Pas daljes nga burgu, ai vazhdoi veprimtarinë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Unë dhe Kadriu kemi shumë momente të përbashkëta të aktivitetit me Sabitin dhe ndajmë kujtime të paharruara, në Kosovë dhe diasporë. Sabiti ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në formimin dhe forcimin e UÇK-së. Vdekja e tij ishte një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë bashkëluftëtarët”, ka shkruar presidenti Thaçi.