Vera me bereqet për Lia Stubllen, “full” porosi, “full” zgjidhje

Lia Stublla vazhdon të jetë një nga të preferuarat e femrave kosovare kur bëhet fjalë për veshje.
Ka shumë vite që ajo është futur fuqishëm në treg dhe se po arrin të menaxhojë me sukses biznesin e saj.

Sukseset e saj kanë kaluar edhe kufijt ngase fustanat e Lias kanë zënë vend në trupin e shumë femrave më famë botërore.
Në profilin e Lias sot shihet një ditë e zakonshme në punën e saj dhe siç mund të vëreni që numri i klienteve është tejet i madh, ashtu siç janë të mëdha edhe zgjidhjet që ajo ofron në punën e saj.