08:18 / E Premte, 05 Mars 2021 / Blerim

Vera në Kosovë, kohë për futboll/ Sot Superliga zhvillon dy ndeshje

Sot zhvillohen dy super ndeshje në Superligën e Kosovës në xhiron e 23-të.

Skuadra e Besës së Pejës e pret në shtëpi Trepçën ’89, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja e ditës pritet të jetë ajo mes Ballkanit dhe Drenicës, e cila luhet në stadiumin e klubit nga Theranda.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Në takimin Besa-Trepça ’89 do të jenë këta gjyqtarë: Mentor Ajeti, Alban Ejupi, Bajram Kabashi dhe Valbon Hoxha.

Në takimin Ballkani-Drenica, do të jenë këta gjyqtarë: Dardan Çaka, Fatmir Abrashi, Taulant Iberdemaj dhe Bardh Ajeti.

/IndeksOnline/