11:15 / E Hënë, 17 Korrik 2023 / AR

Vera në punë/ Fustanet do t’ju shpëtojnë në ditët e nxehta

Është mesi i korrikut me temperatura të larta, por ende nuk ka ardhur koha për pushime?

Juve ju duhet të shkoni në zyrë e të vazhdoni punën. Dilema është të gjejmë veshje sa më të freskëta e të rehatshme për vapën përvëluese. Fustanet e lirshme, veshjet prej linoje apo materialesh të tjera të freskëta dhe sandalet janë ato që ju duhen.

Mund të zgjidhni mes ngjyrave verore apo nuancave të tokës. Po ju listojmë disa sugjerime me 21 fustane të stileve dhe ngjyrave të ndryshme: