75 Mall Live Search
14:26 / E Premte, 09 Korrik 2021 / OSH

Vera nis nxehtë edhe me hite, por cilat janë top 5 këngët më aktuale

Sezoni veror ende s’ka nisur seriozisht, ani pse temperaturat e larta kanë përfshirë vendin që një kohë. Verë e nxehtë po duket edhe në estradën shqiptare.

Shumë hite janë lansuar brenda pak kohe duke ditur që jemi vetëm në nëntë ditët e para të korrikut.

Nora, Melinda e Gjiko kanë lansuar hitin e momentit. “Ay Caramba” quhet projekti bombastik që sjellë adrenalinë e ritëm.

“Sa t’kom dasht” nga Ermal Fejzullahu e Gjiko është poashtu një nga “bombat” e hiteve verore. Kënga po shkon drejt 6 milionë klikimeve, ndërsa është mjaft e dëgjueshme kudo.

Kida, Ledri e Butrinti kanë lansuar “Dale”, projekt që poashtu është mirëpritur nga fansat.

“La Boca” e Taynas dhe L’Algerinos është një nga hitet e momentit.

Dhurata Dora dhe Gims kanë lansuar “Only you”, një projekt interesant dhe i dëgjuar./Indeksonline/