20:13 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Vera po vjen, hite të reja po bjen! Ledri e Buta lojën veçse e kanë nxeh (Video)

Vera e kaluar si çdoherë solli projekte fantastike nga këngëtarë të shumtë shqiptarë.

Shumë prej këtyre këngëve vazhdojnë të jenë të dëgjuara edhe tani kur pothuajse po nis sezoni i ri veror.

Por pavarësisht kësaj tashmë të gjithë këngëtarët i janë vënë me shumë seriozitet krijimit apo publikimit sa më të shpejtë të projekteve të reja që ata kanë arritur të realizojnë.

Shumë prej tyre tashmë kanë përfunduar projektet dhe pritet t’i lansojnë teksa disa vetëm sa kanë nisur punën.

Një prej projekteve që sigurisht do ndez flakë gjithë showbizin shqitparë është bashkëpunimi i radhës në mes Ledrit dhe Butës, dy reperë nën menaxhimin e njëjtë.

Ledri dhe Buta këngën e tyre më të re kanë vendosur ta publikojnë me një videoklip fantastik, të rrallë, të realizuar padyshim si asnjë tjetër edhe atë shumë larg Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ledri dhe Buta bashkëpunimin e kaluar e patën shumë të suksesshëm, një ndër këngët më të dëgjuara. Përpos kësaj të dy patën edhe këngë solo, shumë të pëlqyeshme dhe padyshim hite.

Ledri si gjithmonë, si i pari i estradës verën e kaluar ishte këngëtari më i kërkuar në diskoteka të shumta, duke vazhduar me sezonin dimëror dhe duke u kthyer sërish këtë sezonë njësoj.

Më poshtë keni vetëm një nga projektet e verës së kaluar që Ledri lansoj e që vazhdojnë të jenë hit, e që sigurisht deri në pritje të projektit të ri, duhet të kënaqemi me krijimet e bëra më parë./Indeksonline/