06:56 / E Martë, 28 Gusht 2018

Vera s’ka mbaruar, nga nesër kthehet vapa

Nga mesi i javës më nxehtë dhe me diell.

Fusha të presionit të ulët dhe masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior, kanë filluar të depërtojnë edhe mbi rajon, e më vonë gjatë ditës edhe mbi vendin tonë, që do të sjellin sërish reshje shiu dhe rënie të ndjeshme të temperaturave nën vlera mesatare.

Mirëpo, nga dita e mërkurë fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të kushtëzojnë mot më stabil, më të nxehtë dhe kryesisht me diell.

28.08 – Mot kryesisht i vranët. Paradite vende-vende mundësi për riga shiu. Më vonë gjatë ditës intervale të shkurta me diell.

29.08 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

30.08-31.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, në fillim të javës do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, e më pas sërish do të shënojnë rritje. Minimalet do të luhaten nga 12C deri në 15C, ndërsa maksimalet pasiqë do të zbresin deri në 19C, gradualisht nga mesi i javës do të rriten në 29C deri 31C.

Sipas Prishtina Weather era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-6m/s. Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.

 

Temat: