75 Mall Live Search
23:02 / E Shtunë, 06 Korrik 2024 / G T

Verbruggen heroi i Holandës, momenti kur bëri superpritje dhe ia mohoi golin Turqisë

Kombëtarja e Holandës është kualifikuar në gjysmëfinale të Euro 2024, pasi eliminoi Turqinë duke e mposhtur me rezultatin 2:1.

Në minutat e fundit, Turqia ka mundur shumë lehtë ta barazonte rezultatin, por ishte portieri Verbruggen ai që i shëptoi “portokallinjtë”, shkruan Indeksonline

Bart Verbruggen priti goditjen e sulmuesit Cenk Tosun në minutën e parë të lojës shtesë.

Kujtojmë që në gjysmëfinale, Holanda do të luaj ndaj Anglisë – e cila eliminoi sot Zvicrën pas penalltive./Indeksonline/