13:08 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Verdikti befasues i Furyt për duelin, Nurmagomedov – McGregor

Khabib Nurmagomedov ishte i suksesshëm në mbrojtjen e titullit për peshat e lehta në UFC ndaj Conor McGregor në UFC 229.

Pas një rivaliteti të urryer, rusi arriti që ta mposhtë irlandezin në raundin e katërt në Las Vegas.

Tani, Tyson Fury ka reaguar përmes rrjetit social, Twitter për ta dhënë verdiktin e tij për duelin në fjalë, transmeton IndeksOnline.

Jo sikur të tjerët, ”Gypsy King” i ka lavdëruar të dy mundësit pavarsisht përfundimit tragjedik.

Credit: PA

”Përfundim i shkëlqyer i mbrëmjes së sontme në UFC. Gjithçka ka të bëjë me dashurinë dhe luftën”.

”Kushdo që thotë se ata kurrë nuk janë goditur në pjesën e prapme të kokës, ata nuk kanë qenë kurrë të përfshirë në një duel. E rëndësishme është të jesh një mundës”.

”Çfarë një tifoz mesatar nuk kupton është se është një duel biznesi aq sa është një luftë. Mendoni se çfarë ri-përballje e madhe do të ishte”, shkroi Fury./IndeksOnline/