75 Mall Live Search
23:00 / E Mërkurë, 05 Qershor 2024 / AR

Verë ‘bombarduese’! Nis turneu i Dua Lipës

Dua Lipa është gati të ‘bombardojë’ edhe këtë verë!

Superylli 28-vjeçar sot filloi turneun e saj veror “Radical Optimism” në Berlin, Gjermani, transmeton Indeksonline.

Është turneu i saj i tretë i koncerteve, dhe do të performojë edhe në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi, duke përfunduar në Seul, Korenë e Jugut në dhjetor.

Ajo do të këndojë disa nga hitet e saj më të mëdha, duke përfshirë disa këngë nga albumi i saj i ri, “Training Season”, “These Walls”, “Happy for You”, “Illusion” dhe “Houdini”.

Ajo njoftoi fillimisht turneun në mars në të gjithë Evropën, si dhe paraqitjet e ardhshme të festivaleve, duke përfshirë Austin City Limits dhe Glastonbury Festival./Indeksonline/