“Verë e nxehtë” te Liria, transferon futbollistin Yll Hoxha

Skuadra nga Prizreni, FC Liria ka bërë ”goditjen” e radhës.
Ata kanë zyrtarizuar sot futbollistin, Yll Hoxha.
”Pas një karriere të gjatë dhe të pasur, Yll Hoxha i bashkohet FC Lirisë!Ka qenë pjesë e klubeve si TPS Turku, FC Kukësi, Flamurtari, Vllaznia, Feronikeli, Gjilani dhe Suhareka.
Tani, është koha për një kapitull të ri në Prizren – në zemrën bardhezi!FC Liria vazhdon të ndërtojë një skuadër të fortë dhe me karakter, dhe Ylli është pjesë e këtij rrugëtimi!” thuhet në njoftimin e klubit.
Postimi;