18:28 / E Premte, 17 Maj 2024 / FR

Verë këtë vikend në Kosovë, temperaturat deri në 28 gradë Celsius

Këtë vikend në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vranësirat e shpërndara.

Kështu bën me dije Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Gjatë ditës së shtunë, parashihet që temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 25 deri në 37 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Kurse të dielën në Kosovë do të mbajë mot edhe më mirë se ditën paraprake. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 25 deri në 28 gradë Celsius. Ato minimalet nga 11 deri në 13 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11m/s.