75 Mall Live Search
20:20 / E Premte, 08 Nëntor 2024 / MSH

“Verë n’dimën” me risi këtë vit

Tregu sezonal i dimrit, një traditë tash e disa vjet në Prishtinë, kësaj radhe do të jetë më ndryshe.

Një nga organizatorët, Dekorim Sahiti, ka deklaruar se sivjet ky treg do të jetë më i madh, do të përfshijë aktivitete të reja dhe do të jetë mundësi për bizneset që dëshirojnë të prezantojnë punën e tyre.

 Në treg madje do të ketë edhe karosel dhe patinazh, shkruan IndeksOnline.

Ky është njoftimi i plotë i Sahitit:

KREJT BASHKË N’SHESH!

Pas një përpjekje 20-vjeçare për të realizuar një vizion që gjithmonë kam pasur, për t’i dhënë diçka të bukur Prishtinës, ndihem i nderuar dhe i privilegjuar që së bashku me ju, kolegë të dashur të gastronomisë, te organizojmë festivalin Verë n’Dimën dhe t’i japim Prishtinës dhe qytetarëve tanë një organizim ndryshe – një përvojë unike që do të gjallërojë zemrën e qytetit tonë.

Ky festival, përveç argëtimit dhe eksperiencës së veçantë që ofron, do të luajë një rol të madh në zhvillimin e bizneseve tona lokale…

Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për çdo biznes që dëshiron të prezantojë punën e tij dhe të kontribuojë në një festë që do të mbajë Prishtinën gjallë dhe plot energji.

Për të gjitha bizneset që duan të bëhen pjesë e këtij projekti të veçantë, tashmë keni mundësinë të lexoni më në detaje për projektin dhe të aplikoni në linkun më poshtë.

https://www.prishtinafestive.com/

Ju faleminderit dhe na priftë e mbara!