75 Mall Live Search
21:38 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Verë n’dimër vendi më i preferuar për festat e fundvitit

Edhe pse temperatura të ulta dhe dimri ka ardhur në kryeqytet, ngrohtësia që po sjellë “Verë n`dimër”, të bënë të harrosh të ftohtit e kësaj periudhe. Fesat e fundvitit janë afruar dhe gjallëria që po mbizotëron në shesh është me e dukshme se në cdo kohë tjetër.

Disa nga qytetarët shprehen mjaft të kënaqur me zbukurimin dhe organizimin e shtëpizave  dhe pjesa ku po mbahet muzikë live me këngëtarë të ndryshëm.

Sipas një studente nga Drenasi me inicalet V.B, këtë vit sheshi është rregulluar në nivel më të mirë se viteve të kaluara .

“E kanë rregulluar në mënyrë shumë të mirë , sivjet shumë më mirë se herave tjera sidomos pjesa në mes të sheshit teper bukur “ , tha ajo.

Gjithashtu,  një qytetar me inicialet SH.B, 68 vjeçar nga Vitia tregoi se kishte ardhur për herë të parë në këtë periudhë në shesh por është i pasionuar më mënyrën e organizimit.

“ Këtë vit e kanë bo ma s`miri , nuk jetoj ketu por kam ardh të djali edhe dola sot për herë të parë, por shumë bukur e paskan bo”, tha ai.

Por, nuk janë vetëm qytetarët e Kosovës të kënaqur me gjithë këtë atmosferë, edhe mërgimtarët që tani kanë zgjedhur Kosovën, vendin për t`i kaluar festat e fundvitit, janë të befasuar me këtë organizim.

Një mërgimtar me inicialet L.B, që jeton në Pragë ka ardhur në Kosovë për t`i kaluar pushimet dimërore. Ai shprehet se çmimet në pijëtorë janë shumë të lira.

“Pijet shumë të mira ,e çmimi falë” , u shpreh ai.

Ndonëse jo vetëm për qytetarët që frekuentojnë këto pjesë të kryeqytetit por edhe shitësit dhe punëtorët e shtëpizave janë shumë të emocionuar për këtë fundvit.

Një shitës në rrugët e sheshit,  i njohur me pseodonimin Hoxha shprehet shumë i kënaqur me mënyrën se si është zbukuruar kryeqyteti këtë vit.

“Shumë bukur e kanë bërë , bash me vend, viti i kaluar tmerr ka qenë, ka thënë ai.

Gjithashtu Hoxha është i kënaqur edhe me fitimin e tij edhe pse është një konkurrencë e madhe prapë po ia del mbanë.

“Punë boll po kemi, ka që ka 3 herë në ditë vijnë të njejtit me ble si gështenja , kokoshka edhe konkurrencë e madhe po na po i presim ma s`miri , u shpreh ai.

Edhe për vajzën 19 vjeçare me inicialet E.B që ka nisur punën me 5 dhjetor në shtëpizën e njohur me emrin Pelini`s, tregoi se cila është pija më e kërkuar nga qytetarët.

“Ne më së shumti njihem për verën e nxehtë, sepse jemi me koncepte ma ndryshe, me produkte bio si lajthi, badema, gjalpë etj , tha ajo.

Këtë vit për dallim nga vitet tjera po organizohet cdo mbrëmje nga 1 dhjetori deri më 31 dhjetor koncert me muzikë live në sheshin “Zahir Pajaziti” me logon “Priten`shesh” me performanca dhe momente të bukura.

Të gjithë qytetarët nga çdo vend i Kosovës po gjendën më të bashkuar në këtë ambient festiv.