14:52 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / Blerim

‘Verë në Istog’, Gjilani eliminohet nga Kupa e Kosovës

Skuadra e Istogut është kualifikuar për në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Klubi istogas arriti ta mposhtte 2 me 0 ekipin e Gjilanit, shkruan IndeksOnline.

Goli i parë u shënua në minutën e 63-të me anë të anësorit, Olivier, kurse i dyti në minutën e 67-të, përmes sulmuesit, Erjon Qeta.

Me këtë fitore skuadra e Istogut kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës për herë të parë në histori./IndeksOnline/