21:58 / E Diele, 28 Shkurt 2021 / A. A

Veretout e bën Milanin të vuaj, Roma barazon

Roma barazoi rezultatin vetëm 3 minuta brenda pjesës së dytë kundër Milanit në 1-1.

Jordan Veretout me një goditje të fuqishme nga distanca mposhti Gigi Donnarumman.

‘Rosonerët’ e mbyllën pjesën e parë në epërsi me golin e Frank Kessie nga penalltia.

Për dy skuadrat, barazimi  nuk është rezultat i pëlqyer duke qenë se Milani po kërkon titullin kampion dhe synon të afrohet te Interi, ndërsa Roma kërkon të hyjë në zonën e Ligës së Kampionëve.

/Indeksonline/