75 Mall Live Search
09:18 / E Hënë, 27 Janar 2025 / Z S

Veri: Policia arreston një person për veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve”

Policia e Kosovës më saktësisht Njësitet policore nga stacioni policor në Mitrovicë Veri, më 27.01.2025 gjatë një kontrolle rutinë kanë ndaluar një automjet.

Gjatë kontrollit të detajuar në bagazhin e automjetit kanë gjetur dhe më pas kanë konfiskuar:

një (1) armë e llojit AK-47

një (1) karikator

pesë (5) fishek të kalibrit 7.62 mm si dhe

pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar personi S.D. 52-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. I njëjti, me urdhër të prokurorit  është ndaluar për 48 orë.

No photo description available.

Ndaj tij  është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontrolle apo posedim i paautorizuar i armëve’’./Indeksonline/