Veri, theri me thikë një person dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicën veriore një person pas një zënke kishte therë me thikë një person tjetër. I njëjti pas sulmit ndodhet në arrati.
Viktima ka pranuar tretmanë mjekësor.
Policia gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një revole dhe granatë dore.
Rasti ka ndodhur dje, pas orës 22:00 dhe është duke u hetuar.
“Është raportuar se pas një zënke verbale viktima mashkull kosovar ishte sulmuar dhe therë me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati. Viktima për tretman mjekësor është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell IndeksOnline.