Veriu feston për zgjedhjet në Serbi, Policia shpërndan turmën

Policia e Kosovës është dashur të intervenojë për të shpërndarë turmën në Mitrovicë të Veriut pas grumbullimeve në rrugë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 23:30, ku në Veri të Mitrovicës ka pasur grumbullim personash dhe kolona veturash, janë përdorur mjete piroteknike e armë.
Policia ka njoftuar se nga vendi i ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gëzhoja të armëve dhe kuti me mjete piroteknike, gjithashtu.
Rasti është hapur si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe është duke u hetuar nga njësitet relevante.