Veriu i Londrës vishet kuq, Arsenali gjunjëzon Tottenhamin

Skuadra e Arsenal ka shënuar fitore tepër të rëndësishme kundër rivalit kryesor Tottenham Hotspur, me rezultat 3-1.
Gunners arritën që të shënojnë të tre golat qysh në pjesën e parë, duke e siguruar fitoren herët.
Golin e parë e shënoi Emile Smith Rowe, për të dyfishuar më pas Aubameyang, ndersa anësori Saka i dha goditjen përfundimtare Spurs.
Krejt ajo që arriti Tottenham deri në fund ishte goli i Heung Min Son.