75 Mall Live Search
14:30 / E Martë, 25 Prill 2023 / L K

Veriu me kryetarët e ri shqiptarë, Baraliu tregon se si pritet të shkoj funksionimi i tyre në detyrë

Ish-kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Mazllum Baraliu ka komentuar zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore, Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

Ai zgjedhjet i konsideroj si ushtrim të sovranitetit të vendit, ku tha se duhet të funksionalizohen kryetarët e komunave veriore.

“I shoh si kryerje e një obligimi kushtetues e juridike, në funksion të realizimit të këtyre zgjedhjeve dhe se si do të materializohet ky proces në të ardhmen është çështje e kohës dhe pritshmërive që mund të ndodhin, por ajo që duhet të ndodh është që duhet të funksionalizohen kryetarët atje dhe më aq sa kanë mundësi, në rrethanat që janë të krijuara atje, pra më tendencë qëllim keqe dhe diskursin të Beogradit, që të funksionojnë strukturat përkatëse qeveritare, lokale, në funksion për nevoja të qytetarëve atje”, ka thënë Baraliu për IndeksOnline.

Se sa do të jenë funksionale dhe a do të mund të realizohet funksionalizimi i kryetarëve, Baraliu tha se varet nga procedurat e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Ish-kryetari i KQZ-së theksojë se problematike janë dy komunat pa asamble.

“Se a do të mund të behët me sukses betimi i kryetarëve në të gjitha asambletë, në dy komuna janë asambletë dhe mund të këtë vota që të behët betimi, ne dy komunat e tjera nuk ka asamble dhe kjo mund të jetë problematike, sepse në qoftë se brenda një muaji nga certifikimi i rezultateve nuk behët betimi i kryetarëve atëherë do të këtë një pikë tjetër zgjedhore dhe kjo është problematike për funksionalizimin”, vijojë Baraliu.

Sipas tij, kryetarët e përzgjedhur do të jenë të barabartë më qytetarët në komunat veriore.

“Për dallim ndaj Listës Serbe që kanë qenë mono etnik me veprime dhe ne funksionim, këta janë deklaruar që do të punojnë për të gjithë qytetarët dhe barabartë, prandaj nuk duhet të këtë kurrfarë frikësimi se dikush nuk do ta zbatojë ligjshmërinë dhe të këtë dallime, diskriminime në asnjë mënyrë, përkundrazi unë mendoj që këta janë njerëz që kanë rrezikuar shumë nga vetvetja për të marrë në supe një përgjegjësi të gjithë qytetarëve”, theksojë ish-kryetari i KQZ-së për IndeksOnline.