Verizon lanson aplikacionin që ju lejon të keni pesë numra personal
Kompania e telekomunikacionit në Amerikë, Verizon Wireless ka lansuar aplikacionin që i lejon përdoruesit e saj të mbajnë pesë numra personal në një telefon.
Aplikacioni i quajtur “My Number” mund të shkarkohet në Google Play dhe App Store, transmeton Indeksonline.
“My Number” kushton 15 dollarë për një numër në muaj. Në aplikacion janë të ndara email-at me zë dhe mesazhet me tekste për çdo numër.
Tradicionalisht të mbash shumë telefona ka qenë e vështirë në Amerikë. Pastaj shumica e pajisjeve në Amerikë nuk pranojnë më shumë se një Sim Card./Indeksonline/