Vermaelen: E shihni se nuk jam prej xhami
Thomas Vermaelen beson se paraqitjet e fundit në fanellën e Barcelonës tregojnë se ai nuk është prej xhami.
Në tre vitet e mëparshme, belgu ishte më shpesh te mjekët se sa në fushë, por ai ishte një motor në gjashtë ndeshjet e fundit.
Me të në fushë, katalanasit janë të pamposhtur për 16 ndeshje rresht në La Liga.
“Kam fituar reputacionin e një lojtari që është bërë prej xhami. Jam i lumtur, duhet të jem shumë i duruar, sepse ishte shumë e vështirë në fillim. Konkurrenca është shumë e vështirë, nuk është e lehtë të hysh në një skuadër me kaq shumë yje. Punova shumë dhe prisja një mundësi”, tha Vermaelen.