Vërmicë, arrestohen dy persona që po kontrabandonin njerëz nga Siria

Policia e Kosovës mbrëmë në Vërmicë ka arrestuar dy persona që kishin kontrabanduar katër njerëz nga Siria.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, transmeton Indeksonline.
Vetura e dy të arrestuarve është konfiskuar.
Ndërsa njësia për imigrim është duke u marrë me katër personat nga Siria./Indeksonline/