75 Mall Live Search
10:52 / E Hënë, 03 Nëntor 2025 / S Z

Vërmicë/ I konfiskohen 25% e parave të padeklaruara të një udhëtari

Në orët e hershme të mëngjesit, në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë kryer një kontroll të detajuar ndaj një automjeti të përzgjedhur për kontroll të dytë, ku gjatë këtij kontrolli, në çantën e dorës së udhëtarit janë gjetur mjete monetare të padeklaruara.

Pas verifikimit dhe konsultimit me njësitë hetimore të doganës, mjetet monetare janë ndaluar për procedura të mëtejshme, ndërsa është zbatuar masa e konfiskimit të 25% të shumës së përgjithshme të padeklaruar, në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi.

“Dogana e Kosovës rithekson rëndësinë e deklarimit të mjeteve monetare gjatë hyrjes apo daljes nga territori doganor dhe fton të gjithë qytetarët që të respektojnë ligjet në fuqi, për të shmangur masa ndëshkuese”, thuhet në njoftimin për media./Indeksonline/.