Vërmicë: Ndalohet një shtetas i Shqipërisë, hyri ilegalisht në Kosovë
Një shtetas i Shqipërisë është ndaluar në pikëkalimin kufitar Vërmicë, pasi ka hyrë ilegalisht në Kosovë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:10, raporton IndeksOnline.
Sipas policisë, i dyshuari kishte hyrë rrugëve malore dhe nuk posedonte ndonjë dokument me vete.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Kalim ilegal i kufirit”./IndeksOnline/

