Vërmicë: Policia kufitare gjen marihuanë në veturën e një të dyshuari
Një të dyshuari i është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë, në veturë.
Rasti ka ndodhur në pikëkalimin kufitar Vërmicë, gjatë një kontrolli policor, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, u shoqërua në stacion dje, pak pas mesnate.
Pas matjes, rezultoi se susbtanca ishte në sasi prej 3.32 gramësh.
“Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë”, thuhet në raportin policor.
Rasti ndaj të dyshuarit u iniciua si “Posedim i narkotikëve”./IndeksOnline/

