Verona e Rrahmanit e ndalë Atalantën e frikshme

Vetëm një pikë ka arritur ta fitoj Atalanta sot në ndeshjen kundër Veronës ku luan Amir Rrahmani.
Skuadra e kosovarit arriti që ta ndal me barazim 1:1 ekipin e frikshëm të Atalantës që po shkatërron çdo ekip që po i del përpara, transmeton Indeksonline.
Fillimisht, Atalanta kaloj në epërsi në minutën e 59-të me golin e Duvan Zapatas.
Por, pas 9 minutave Pessina barazoj rezultatin në 1:1, ku edhe përfundoj kështu.
Me këtë barazim, Atalanta rrezikon pozitën e tretë, kurse Verona nuk rrezikon rënien./Indeksonline/