75 Mall Live Search
19:48 / E Diele, 08 Maj 2022 / C E

Verona-Milan, formacionet zyrtare

Fitorja është i vetmi opsion për Milanin në ballafaqimin me Veronan, sfidë kjo e vlefshme për xhiron e 36-të në kampionatin italian-Serie-A.

Fitorja e Interit ndaj Empolit e ka vendosur gjithë presionin mbi skuadrën e Stefano Piolit që kërkon tre pikë të reja për t’u rikthyer në vendin e parë në tabelë.

“Rossonerët” momentalisht kanë vetëm një pikë më pak se “Neroazzurrët”, derisa pas ndeshjes së sotme do të mbesin vetëm edhe dy sfida deri në mbylljen e kampionatit italian.

Ndeshja fillon nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Verona:  (3-4-2-1) : Montipò; Ceccherini, Günter, Casale; Pharaohs, Tameze, Ilic, Lazovic; Barak, Caprari; Simeone

Milan: (4-2-3-1) : Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Kessié; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud.