Verona – Torino, startojnë Rrahmani dhe Kumbulla
Verona – Torino e nisin ditën e ndeshjeve sot në Serie A me fillim nga ora 12:30.
Dyshja shqiptare e mbrojtjes, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla do të startojnë për vendasit, përcjell Indeksonline.
Verona ka ndër mbrojtjet më të mira në ligë me 17 gola të pranuar, ndërsa mbrojtësi kosovar, Rrahmani ka më së shumti ndërhyrje në Serie A./Indeksonline/
