“Veronique”, gati koleksioni Pranverë-Verë i Enkelejda Shatrit

Kreatorja kosovare, Enkelejda Shatri, është emër i njohur për publikun.
Ajo njihet për punën e veçantë si dhe krijimet unike gjë e cila e bën të dallohet nga të tjerët.
Së fundmi, Shatri zbuloi që ka gati koleksionin “Pranverë-Verë 2023” dhe për ata që duan t’i shohin nga afër punën e saj mund të bashkëngjiten.
“Kam kënaqësinë tu ftoj ne prezantimin e koleksionit Pranverë-Vere 2023” te Atelie Enkelejda Shatrit me titull “Veronique”. Data 29.10.2022 në ora 21:00. Lokacioni: White Garden”, thuhet në postim./Indeksonline/