Vërshime në Bellopojë, uji depërton brenda shtëpive

Intensiteti i lartë i reshjeve të shiut ka ndikuar në vërshime të shumta anembanë Kosovës.
Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që janë aktive që prej dje është ngritur niveli i ujit në fshatin Bellopoj të komunës së Podujevës.
Banorë të kësaj ane janë shprehur të shqetësuar dhe kanë filluar të largohen nga shtëpitë, raporton Indeksonline.

Në disa fotografi të dërguara në redaksi shihet se niveli i lartë i ujit që po mblidhet si pasojë e shiut ka filluar të hyjë brenda shtëpive e të shkaktojë bllokim të kësaj ane.
Nuk dihet se deri kur parashihet të zgjasin këto reshje të shiut, por që nga Instituti Meteorologjik i Kosovës u paralajmërua për vërshime të mundshme./Indeksonline/




