Vërshime në disa zona/ AME ngritë nivelin e gatishmërisë në nivel kombëtar

Si pasojë e shiut që po bie pandërprerë, në zona të ndryshme të vendit janë vërshuar disa shtëpi e prona.
Situatë më e rënduar është në Drenas, Rahovec e Gjakovë, por edhe në lokalitete të tjera.
Burimet e IndeksOnline kanë mësuar se Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave duke parë situatën në terren ka ngritur nivelin e gatishmërisë në nivel kombëtar.
Komunat në bazë të kapaciteteve që kanë dalë në terren dhe po mundohen të intervenojnë në disa zona ndërsa AME-ja është shprehur e gatshme për të përkrahur autoritetet komunale aty ku paraqitet nevoja./IndeksOnline/