75 Mall Live Search
09:48 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / k.v

Vërshime në Drenas/ Bllokohet një rrugë e disa shtëpi përmbyten nga uji

Komuna e Drenasit kërkon nga qytetarët të kenë kujdes për shkak të nivelit të ngritur të ujit në disa zona nga reshjet e shiut.

Ekipet përkatëse emergjente janë të njoftuara për gjendjen dhe janë në terren, të gatshme për intervenime.

Rruga Drenas-Dobroshec, përkatësisht te Guri i Plakës, është thuajse e pakalueshme me tendenca të mbylljes. Ndërsa, edhe në Shtrubullovë, shumë shtëpi banimi janë përmbytuar.

Për çdo emergjencë që keni, ju lutem lajmërojeni zyrtarin për Emergjencë, në numrin e telefonit 049978948.