18:07 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Vërshime në Gjilan, qarkullim vetëm me vetura (Foto)

Reshjet e shiut që kanë shoqëruar sot disa pjesë të vendit tonë kanë shkaktuar probleme.

Pos dhjetëra aksidenteve të raportuara, po ashtu shumë qytete janë vërshuar nga sasia e madhe e shiut.

Një lexues i Indeksonline nga Gjilani ka thënë se në këtë qytet janë vërshuar disa rrugë.

Shembull, në rrugën “Avdullah Presheva” në Gjilan, ka rënë aq shi sa edhe kalimi në këmbë është i pamundur.

Në fotot e dërguara nga ky lexues, shihet se uji ka bllokuar disa rrugë, ku qarkullohet vetëm me veturë. /Indeksonline/