75 Mall Live Search
11:59 / E Diele, 04 Tetor 2020 / indeksADMonline

Vërshime të mëdha në Pejë, shumica e rrugëve të bllokuara, uji po hynë edhe në shtëpia

Qytetarët e Pejës sot janë zgjuar në mes të vërshimeve të mëdha që e kanë kapluar qytetin.

Pas reshjeve të shiut, shumë rrugë janë bërë të pakalueshme për shkak të vërshimeve, transmeton Indeksonline.

Indeksonline ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si qytetarët po duhet të përdorin rrugët tranzit për të qarkulluar.

Kurse, në Lagjen Fidanishte në Pejë, uji ka hyrë në shumicën e shtëpiave./Indeksonline/