Vërshimet dalin jashtë kontrollit në Pejë, dyshohet se ka viktima

Qyteti i Pejës sonte po përballët me gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut.
Disa lokale dhe shtëpi janë përmbytur në qytet.
Indeksonline raportohet të ketë edhe viktima nga ky rast.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se si pasojë e vërshimeve, një shtëpi është rrënuar, ku ka pësuar me fatalitet një person.
Një anëtar i familjës në fjalë akoma nuk është nxjerrë nga rrenojat, teksa lëndime trupore kanë pësuar dy anëtarë të tjerë.
Teksa ekipet emergjente kanë shpallur gjendje gatishmërie, akoma nuk ka asnjë reagim nga zyrtarët komunalë të Pejës.
Indeksonline do t’iu mbajë të informuar për situatën atje./Indeksonline/