19:42 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vërshimet e mëdha, mbyllet për herë të parë autostrada Tiranë-Durrës (Foto)

Në autostradën Tiranë-Durrës qarkullimi është bllokuar. Përballë karburant Kastratit niveli i ujit ka arritur mbi 0.75 metra. Disa makina raportohen të mbuluara nga uji, po ashtu shumë të tjera të bllokuara në trafik mbeten të rrezikuara.

Policia po përpiqet të devijojë qarkullimin e makinave në rrugën dytësore përballë me karburantin, por deri tani pa rezultat. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se drejtuesit e makinave i kanë braktisur, ndërsa prej një ore presin për ndihmë. Por, Drejtuesi i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi u shpreh për Opinion se emergjencat janë njësi koordinimi dhe nuk kanë kapacitetet e duhura për të ndërhyrë.

 

Burime të Lapsi.al bëjnë me dije se autostrada është mbyllur nga të dyja drejtimet. Makinat që vijnë nga Tirana policia i kthen në Kamëz, ndërsa makinat që vijnë nga Durrësi kthehen në Vorë.