Vërshimet e shiut, situatë kaotike edhe në Dragash
Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar vërshime dhe probleme të shumta në disa komuna të Kosovës, duke rrezikuar infrastrukturën dhe sigurinë e qytetarëve.
Edhe në fshatin Kuk të Dragashit gjendja nuk është aspak e mirë.
Sipas portalit lokal “Gjithçka rreth Dragashit”, Lumi i fshatit Kuk rrezikon të dal përsëri jashtë shtratit, pikërisht në vendin ku ndodhen vërshimet para një viti e gjysmë.

