75 Mall Live Search
12:17 / E Martë, 27 Janar 2026 / Z S

Përmbytjet në Klinë, adresohen mbi 200 kërkesa për kompensim dëmi

Përmbytjet e fundit në Kosovë kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumicën e komunave të vendit.

Në mesin e komunave të prekura nga përmbytjet e datave 5, 6 dhe 7 janar është edhe Komuna e Klinës.

Megjithëse ende nuk dihet saktësisht shuma e dëmeve, ato në ekonomitë familjare dhe në infrastrukturën rrugore janë të konsiderueshme.

Por sa është numri i kërkesave të adresuara nga qytetarët?

Në një përgjigje për Indeksonline, Shemsi Bajraktari, shef i kabinetit në Komunën e Klinës, ka bërë të ditur se numri i kërkesave për kompensim dëmi ka arritur në 290.

“Numri i kërkesave nga qytetarët është 290. Dua të theksoj se afati për dorëzimin e kërkesave për kompensim dëmi është deri në fund të kësaj jave, pra më 30 janar”, ka thënë Bajraktari.

Sipas njoftimit nga Komuna e Klinës, afati për dorëzimin e kërkesave për kompensim dëmi nga përmbytjet ka qenë i hapur që nga data 9 janar.
/Indeksonline/