Vërshimet në Suharekë bllokojnë disa rrugë
Disa rrugë në Suharekë janë bllokuar si pasojë e reshjeve të mëdha ditëve të fundit.
I pari i Suharekës, Bali Muharremaj, nëpërmjet një videoje tregoi se për cilat rrugë bëhet fjalë.
“Rruga që kalon nga fshati Tërrnje në drejtim të Nëpëbishtit është e bllokuar”, ka thënë Muharremaj.

