Vërshimet në disa zona, Policia del me njoftim për qytetarët
Policia e Kosovës ka njoftuar pjesëmarrësit në trafik për vështirësi të evidentuara në qarkullim si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë disa zona të vendit.
Sipas njoftimit të policisë në rrugë të ndryshme janë raportuar dëmtime të infrastrukturës rrugore, rrëshqitje dheu, si dhe dëmtime në ura të caktuara, çka mund të paraqesë rrezik për qarkullimin e automjeteve.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po monitoron vazhdimisht situatën në terren dhe se ka rritur praninë policore në zonat ku janë identifikuar vështirësi, me qëllim të garantimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

